Bota Ku kanë shkuar e shkojnë miliona euro nga burimi më i famshëm...

Ku kanë shkuar e shkojnë miliona euro nga burimi më i famshëm në botë?

Legjenda thotë se nëse ju hidhni një monedhë në Fontana di Trevi, me siguri do të ktheheni përsëri në Romë.

Çdo vit rreth 1.5 milionë euro janë mbledhur falë monedhave që dashuruesit e Qytetit të Përjetshëm hedhin në burim.

Po ku kanë shkuar këto monedha?

Burimi i Trevi u ndërtua nga Papa Klementi XII në 1732. Me një lartësi prej 26.3m dhe një gjerësi prej 49.15m, ajo përfaqëson veprën më të madhe baroke në Romë.

Rreth 4,000 euro në ditë, ose rreth 1,5 milionë euro në vit, mblidhen në sajë të kësaj tradite.

Duke filluar nga viti 2001, këto fonde i janë dhuruar Caritas.

Caritas është organizatë bamirëse e Kishës Katolike Romake, e themeluar në vitin 1971, e cila mbijeton falë donacioneve dhe mjetet që grumbullon në funksion të njerëzve t ëpastrehë dhe familjeve që përballen me vështirësi financiare.

Në vitin 2017, qeveria lokale propozoi që fondet nga Fontana di Trevi të devijohen dhe në vend të Caritasit t’i kalohen administratës së qytetit, e që me to më pas të rehabilitonte rrugët apo t’i alikonte për përfitimet sociale.

Por propozimi hasi në një numër kritikash, e ndaj vendimi për atë se kush do merr milionat burimi u shty për një vit më pas.

Kështu, vitin e kaluar Bashkia e Romës arriti të ri-drejtojë milionat e fontanës në buxhetin e qeverisjes lokalë dhe u vendos që, që nga prilli 2019 paratë të përdoren për nevojat e qytetit.