Extra Ku të çon mushka (navigatori)?

Ku të çon mushka (navigatori)?

Kohë pas kohe ndodh që drejtues automjetesh të përfundojnë në rrugë të gabuara ose edhe rrugë qorre, si pasojë e orientimit të keq të navigatorit.

Një rast ekstrem ndodhi së fundi në fshatin Aremberg në perëndim të Gjermanisë, ku një trajler me tetë makina Ford Focus duke ndjekur navigatorin ngeci në një zgëq mes disa shtëpive.

Ngarkesa luksoze u fërkua me muret e shtëpive e shtyllat e ndriçimit rrugor, në një dëm që arriti në 10 mijë euro.