Sport Kualifikohet Baseli i Taulant Xhakës, Manchester fiton në 66 sekonda

Kualifikohet Baseli i Taulant Xhakës, Manchester fiton në 66 sekonda

Në një grup të vështirë me Manchester United, CSKA dhe Benfica, Baseli i Taulant Xhakës ka arritur të bëjë mrekullinë duke u kualifikuar për në fazën e ardhshme të Champions League, pasi siguroi vendin e dytë.

Skuadra zvicerane fitoi ndeshjen e fundit në transfertë 0-2 me Benfica-s dhe siguroi kualifikimin.

Manchester mori vendin e parë në këtë grup teksa fitoi mbrëmjen e së martës 2-1 ndaj CSKA-së së Moskës.

Pas pushimit United tregoi fytyrën e vërtetë dhe brenda 66 sekondave arrin të përmbysë gjithçka me Lukaku dhe Rashford.

Të dy golat ishin shumë të bukur, sidomos ai i Rashford. United e mbyll fazën e grupeve në krye me 15 pikë, ndërsa ekipi i dytë që kualifikohet në fazën e nokautit është Basel, që ka treguar një formë fantastike dhe meriton plotësisht kalimin në fazën tjetër.

Zhgënjimi i vetëm i këtij grupi ishte Benfica, ekipi i parë portugez që nuk arrin të marrë qoftë edhe një pikë të vetme në fazën e grupeve.