Opinione Kufiri detar me Greqinë, a është kjo Shqipëria që duam?

Kufiri detar me Greqinë, a është kjo Shqipëria që duam?

Nga Myslim Pashaj

Serish për detin! Mos u mërzisni!

Ndjehem i befasuar nga qëndrimi i tanishëm i shumë isntitucioneve Shqiptare të cilat kanë lidhje me studimin e Hapësirave detare të Shqipërisë, me njohjen Ligjore të Ligjit të Detit në delimitimin me fqinjët të këtyre hapësirave.

“Që nga viti 2009, janë afër nëntë vjet…-Qe nand’ vjet nand’ varra në shtat m’i ka! Veç nji motër nat’ e ditë te kryet, Ja lan varrat me ujt e gurrës nandvjeçe,-thotë një nga këngët e Eposit, dhe çështja e ndarjes detare, që është një epizëm diplomatik vijon të ketë një ndjeshmëri aq të lartë, ndërsa shteti nuk funksionon në Piramidën e strukturës së tij.

Në gjumin e Arkivës sogjeton për nandë vjet, si roje vetëm Vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Nuk e bëjnë gjumin rehat shtetarët e parë të Paktit të Tradhëtisë.

Ndërkohë flenë rehat negociatorët që ende janë në Institucione, flenë Akademia e Shkencave, Instituti Gjeografik Ushtarak, Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik.

Sa i përket Komandës së Forcave Detare, ne ndalim njëfarsoj, që të mos hyjmë në terma ushtarakë të Sigurisë…por edhe për atë mund ta themi një opinion: “Në vitin 2009 humbët betejën dhe hapësirën detare të Shqipërisë, duke ia lënë në pushtim, fqinjit jugor”.

Kjo është e rëndë por e vërtetë!

Kush duhet ta pyesë Komandën e Forcave detare se ç’hulumtime ushtarake të sigurisë dhe ç’përgatitje profesionale ka bërë që të përballojѱ një betejë të re që po përgatitet.

A kemi guxim të njoftojmë apo të kujtojmë ministrat apo ish-ministrat për këto “nandë vjet” që kaluan dhe ne nuk jemi në gjendje të mbrojmë Detin tonë!?

Këtë pyetje dhe këtë kontroll të rreptë duhet që t’ia u bëjë Qeveria e asaj që sot thuhet: Shqipërisë që Duam! “

Po a është kjo: “Shqipëria që Duam!“ kur kohët e fundit është dashur që Ministri i Jashtëm grek dhe pas dallgëzimit pakuptim të opinionit, të dalë edhe Kryemininstri i Shqipërisë për të sqaruar Terma, Parime, Metoda në përafrim të Negociatave?

Dhe asnjë specialist, asnjë përfaqësues nga këto institucione të shtetit, nuk ka dalë.

Kjo është shumë e rëndë!

Në të gjithë mediumet, emisionet televizive, nga shumë politikanë që janë pyetur, nuk kanë sqaruar asgjë, ata nuk e njohin Problemin.

Kjo ka bërë që të vijojnë edhe demonstrimet e Shoqërisë Civile të cilat kanë moton: “Koha është e maskarenjve! Po Deti është i shqiptarëve!“