Aktualitet Kufizimi i lëvizjes për shqiptarët, Greqia e zgjat deri më 8 nëntor

Kufizimi i lëvizjes për shqiptarët, Greqia e zgjat deri më 8 nëntor

Greqia ka vendosur të mbajë të pandryshuar regjimin kufizues të lëvizjeve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë deri në datën 8 nëntor.

Njoftimi është dhënë nga Ambasada greke në Tiranë, që përcjell vendimmarrjen e autoriteteve greke pas shqyrtimit të të dhënave në lidhje me pandeminë në Shqipëri.

Mbetet në fuqi kalimi i kufirit për shtetasit që kanë leje qëndrimi në Greqi, shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë, ndërsa ndalohet të udhëtojnë personat për qëllime turistike.

Mbetet në fuqi masa e testit negativ PCR Covid-19 jo më herët se 72 orë para udhëtimit.

Doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23.00 deri në 07.00 të mëngjesit çdo ditë, mbetet në fuqi numri i personave që do të lejohet të kalojnë në Kakavijë 750 persona dhe 300 në Kapshticë, ndërsa të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi, duhet të karantinohen për 7 ditë në banesën e tyre.