Aktualitet Kujdes kush udhëton nga Aeroporti i Prishtinës, ka vonesa për shkak të...

Kujdes kush udhëton nga Aeroporti i Prishtinës, ka vonesa për shkak të grevës

Nëse keni planifikuar të udhëtoni nga aeroporti i Prishtinës, duhet të kontrolloni më parë, pasi mund të shkaktohen vonesa për shkak të grevës së punonjësve.

Aeroporti i Prishtinës ka njoftuar zyrtarisht se “fluturimet e parapara nga ora 08:00-10:00 mund të kenë vonesa. Kjo rrjedh si pasoje e kërcënimeve të vazhdueshme nga punonjësit që janë pjesë të grevës ndaj punonjësve që janë të gatshëm të punojnë.

Andaj iu kërkojmë ndjesë të gjithë udhetarëve për vonesë, meqenëse ne kemi marre të gjitha masat paraprake për GREVE mirepo duke u bazuar në takimin e djeshem me Udheheqesine e Sindikatës së ANP-së, ne nuk kemi marrë në konsideratë se do të ketë veprime jashtë të gjitha kornizave ligjore të grevave për të penguar procesin e punës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ”Adem Jashari”, afërsisht qe shtatë muaj janë duke kërkuar të drejtat e tyre të cilat i quajnë legjitime.

Pesë kërkesat e tyre kyçe të punëtorëve karshi menaxhmentit të Aeroportit të Prishtinës janë kompensimi dhe benefitet për rrezikshmërinë, të eliminohen dallimet në pagesë në rastet ku punëtorët kanë detyrat dhe përshkrimin e njëjtë të punës, orët e njëjta të punës duke ngritur pagat e ulëta në nivelin e barabartë me kolegët, pagesën për përvojë të punës, orët e punës gjatë FUNDJAVAVE të paguhen.