Aktualitet Kujdes! Po vjen dita më e ftohtë e dimrit

Kujdes! Po vjen dita më e ftohtë e dimrit

E marta pritet të jetë një nga ditët më të ftohta të këtij dimri.

Priten që vendi ynë të përfshihet nga temperatura në zonat malore në -15 gradë temperatura më e ulët dhe minus 4 gradë më të larta.

Ndërsa në zonat bregdetare, temperaturat nuk do t’i kalojnë 5 gradë në vlerat maksimale.

Sipas IGJEUM, priten reshje lokale të dobëta në zonat malore në disa qarqe, të cilat do të jenë në formë dëbore.

Më konkretisht, të martën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -3 / 5 °C

në vendet e ulëta: -4 / 4 °C

në vendet malore: -15 / -4 °C