Sport Kukësi apo Partizani/ Superiorja ‘zjarr’ të premten!

Kukësi apo Partizani/ Superiorja ‘zjarr’ të premten!

Ende pa arkivuar rivaliteti i ashpër me betejën për Superkupën e Shqipërisë, të njëjta skuadra do të ngrenë siparin e kampionatit shqiptar të futbollit, në të njëjtin stadium.

Edicioni i ri i Kategorisë Superiore do të marrë jetë me përballjen e kësaj të premteje në orën 19:00 mes Kukësit dhe Partizanit.

Formacioni verilindor humbi shansin për trofeun e parë sezonal pas disfatës 4-2 ndaj Demave, por do të ketë shansin për hakmarrje shumë shpejt, këtë radhë për të marrë pikë. FSHF ka bërë ndërkohë të ditur se 4 ndeshjet e tjera të javës së parë, do të zhvillohen të gjitha të shtunën e 24 Gushtit.

Të shtunën në orën 16:00 Vllaznia e rikthyer në elitë do të përballet me Lacin në stadiumin Loro Borici, 90 minutësh që prite të mbledhë mijëra tifozë në impiantin shkodran. Në të njëjtën ditë, Skënderbeu pret në Korçë Flamurtarin, dy ekipe me shumë probleme në këtë start, por me të njëjtën ambicie kur luftonin bashkë për titull.

Në orën 19:00 Tirana do të luaj në stadiumin Selman Stërmasi ndaj Luftëtarit ndërsa Teuta pret Bylis.