Aktualitet Kukësi dhe Dibra tronditen nga tërmetet

Kukësi dhe Dibra tronditen nga tërmetet

Dy tërmete me magnitudë 3.8 dhe 4.1 të shkallës Rihter kanë goditur në mesditë veriun e vendit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti i parë është regjistruar në orën 13:38 minuta me magnitudë 3.8 me epiqendër në Dibër.

Lëkundja e dytë është regjistruar 14 minuta më vonë me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter dhe epiqendër në Përgjegj të Lurës.

Lëkundjet janë ndjerë në dy Bashkitë e Kukësit dhe Dibrës.

Nga Shtabet e Emergjencave në këto dy bashki nuk raportohet të ketë dëmtime në banesa apo dhe të lënduar.