Policia e Shtetit njofton se ka vënë në pranga 3 persona në zonën e Tepelenës për kultivimin e bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve në zonën e Gusmarit në Kurvelesh, policia zbuloi 92 rrënjë kanabis sativa të cilat dyshohet se ishin mbjellë nga shtetasit K. Meca, Sh.Kondi dhe M.Kondi, të cilët u arrestuan.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një automjet që përdorej nga këta shtetas, katër aparate celularë dhe sende të tjera.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.