Aktualitet Kultivonin kanabis pranë “Syrit të Kaltër”, 4 të arrestuar

Kultivonin kanabis pranë “Syrit të Kaltër”, 4 të arrestuar

Kultivimi i bimëve narkotike duket se është ende një fenomen që vijon në vendin tonë, ndonëse me përmasa shumë më të vogla.

Policia e Sarandës ka vënë në pranga 4 persona në orët e fundit për kultivim të kanabisit. Të arrestuarit janë shtetasit  R.B. 31 vjeç, L.R. 46 vjeç, F.P. 30 vjeç, B .H. 30 vjeç, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike pranë zonës së Bistricës, në Syrin e Kaltër.

Materialet në ngarkim të 4 të arrestuarve iu dërguan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale dhe për të zbuluar për të tjerë persona të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.