Sport Kundër Ferencvaros, Juventusi bën atë që nuk kishte bërë në 123 vite...

Kundër Ferencvaros, Juventusi bën atë që nuk kishte bërë në 123 vite histori

Në ndeshjen kundër Ferencvarosit mbrëmjen e së martës, ku shënoi edhe sulmuesi i kombëtares sonë, Myrto Uzuni, Juventusi bëri diçka që nuk e kishte bërë kurrë në historinë e tij 123-vjeçare.

Për herë të parë pas 4371 ndeshjesh, bardhezinjtë zbritën në fushë pa asnjë italian në fazën mbrojtëse: Wojciech Szczesny (polak) ishte portier, ndërsa para tij luajtën Juan Guillermo Cuadrado(kolumbian), Alex Sandro (brazilian), Matthijs De Ligt (holandez) dhe Danilo (brazilian).

Një fazë mbrojtëse jetime nga italianët, që e bëri atë të së martës një formacion historik për “Zonjën e Vjetër”, që vështirë të përsëritet këtë sezon, pasi Bonucci dhe Chiellini u dëmtuan njëkohësisht, ndërsa edhe Gigi Buffon nuk ishte në listë për shkak të dëmtimi.