Aktualitet Kundërshtoi me dhunë policin, arrestohet 30-vjeçar nga Kukësi. Gjobiten 40 këmbësorë

Kundërshtoi me dhunë policin, arrestohet 30-vjeçar nga Kukësi. Gjobiten 40 këmbësorë

Një 30-vjeçar është arrestuar dhe vëllai i tij është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Kukësit, pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale B. B. dhe U. B., 40 vjeç. Automjeti drejtohej nga ky i fundit.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me 10 mijë lekë gjobë 40 shtetas, të cilët u konstatuan duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë. Po ashtu, janë gjobitur me 20 mijë lekë dhe iu është bllokuar automjeti 3 shtetasve, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 33 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit. Ata janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Ndërkohë, janë konstatuar 10 njësi tregtie në të gjithë vendin që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe administratorët janë gjobitur me 100 mijë lekë secili.