Aktualitet Kur Ahmet Zogu amnistoi 371 kundërshtarë politikë

Kur Ahmet Zogu amnistoi 371 kundërshtarë politikë

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të enjten e 29 shtatorit 1927, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me amnistinë e 371 dënuarve politikë nga Ahmet Zogu, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Legata e Shqipërisë na komunikon shkresën në vijim:

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ahmet Zogu, nënshkroi, kohët e fundit, një dekret që akordon faljen e 371 të dënuarve politikë, të cilët u janë nënshtruar ligjeve dhe statuteve të Republikës.

Në bazë të këtij dekreti, shumica e të dënuarve që kishin gjetur strehim jashtë vendit tani mund të kthehen lirisht në Shqipëri.”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania