Aktualitet “Kur Arben Ahmetaj vidhte impulse nga Telecom”

“Kur Arben Ahmetaj vidhte impulse nga Telecom”

Jamarbër Malltezi, ndërsa ka publikuar një mesazh për Klodian Zoton, njeriun misterioz të incineratorëve, ka thënë se ai do të tregojë qartë vjedhjen prej dhjetëra miliona eurosh në lidhje me incineratorin e Elbasanit dhe të Fierit.

Në mesazhin e publikuar nga Jamarbër Malltezi vihet në dukje se Zoto ka qenë drejtor i prokurimeve në Albtelekom, kur Arben Ahmetaj përmes kompanisë Hermes telekomunication vidhnit impulse nga Telecom.

Ahmetaj u hetua në atë kohë, por për çudi hetimet u mbyllën.

Siç duket, tashmë Ahmetaj po kërkon të krijojë të njëjtë skemë korrupsioni me incineratorët e mbetjeve.

Ky fakt shton akoma më tej dosjen abuzimeve të ministrit Ahmetaj, që sipas burimeve është nën hetim nga partnerët ndërkombëtarë.