Extra Kur bëhesh shembull për të tjerët

Kur bëhesh shembull për të tjerët

Një djalë 24-vjeçar nuk do ta kishte menduar kurrë se do të bëhej shembull për të tjerët. James Maloney u bë personi i parë në Irlandën e Veriut që u dënua me burgim pasi i ofroi para një gruaje për të fjetur me të. Në vitin 2016, ai iu afrua pastrueses në një pikë karburanti dhe u përpoq t’i jepte para duke i bërë gjeste seksuale.

Insistimi i tij bëri që gruaja në fjalë të lajmëronte policinë. James u arrestua dhe në vitin 2016 ai u dënua me 6 muaj burgim. Por, këtë vendim ai e apeloi dhe së fundmi gjykata e ka shpallur sërish fajtor, por duke i zbritur dënimin nga 6 në 3 muaj burg. Gjykatësi i çështjes tha se veprimi i të riut ishte një përpjekje e hapur duke i kërkuar favore seksuale një gruaje të pambrojtur, raporton BBC. Pastruesja, tha gjykatësi, “ishte duke kryer një punë të ndershme dhe nuk duhej të përballej kurrë me një poshtërim të tillë”.

Kurse 24-vjeçari argumentoi se gjesti i tij ishte keqkuptuar. Por, gjykatësi nuk u bind nga justifikimet e të riut dhe e dënoi përfundimisht me 3 muaj burgim dhe gjobë 500 Euro që duhet t’ia paguajë gruas në shenjë kompensimi. Në Irlandën e Veriut është e ndaluar me ligj të ofrosh para dhe të kërkosh favore seksuale, si pjesë e ligjit që dënon trafikimin dhe shfrytëzimin e qenieve njerëzore.