Politika Kur do bësh një foto me Bashën? Rama i përgjigjet kërkesës: Jemi...

Kur do bësh një foto me Bashën? Rama i përgjigjet kërkesës: Jemi të lidhur me zemër!

Në mesin e komenteve drejtuar kryeministrit Edi Rama, nuk mungojnë as ato “ngacmuese” për replikat e tij me kreun e Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha.

Mëngjesin e kësaj të enjteje, një qytetar i kërkoi Ramës foto me Bashën, pas dialogut të vazhdueshëm që kanë pasur online.

Këtë kërkesë, kreu i qeverisë e mori me sportivitet dhe me humor tha se “ata janë të lidhur me zemër”.

“E do me autograf shoku? Për foto nuk e di se fizikisht nuk puqemi, por zemrën e kemi të lidhur. Jemi të lidhur me zemër! Vetëm se nuk jemi larg syve, larg zemrës…Larg syve dhe sytë në zemër”, u përgjigj Rama.

Përtej ironive në rrjet, ka dhe një pyetje serioze. Ku e gjen Rama besimin që vendi do bëhet pjesë e BE-së?

“Për këtë mund të jemi zgjedhur dhe për këtë më paguani që të di arsyet pse e kam besimin. Arsyet janë ato që mund t’i shohësh edhe ti, është një situatë e re për Europën. Europa kërkon të zgjerohet dhe duhet ta kesh dëgjuar, që me vetë gojën e Komisioneres së Zgjerimit, Europa thotë që deri në vitin 2027 do të mbyllim negociatat me Shqipërinë. Kjo nuk ka bërë vaki, me 3 vjet negociata!”, deklaroi Rama.