Kryesore “Kur do flasim”, Basha refuzon Ramën: Nuk mund të vazhdohet më kështu

“Kur do flasim”, Basha refuzon Ramën: Nuk mund të vazhdohet më kështu

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka refuzuar ftesën për dialog që kryeministri Edi Rama i bërë ditën e djeshme tek foli në Samitin e Diasporës të organizuar në Tiranë.

Në një deklaratë për median pas mbledhjes së grupit parlamentar, Bashka u shpreh i qartë se i vetmi takim që ai do të zhvillojë është me popullin më 16 mars.

“Do t’i japim fund qeverisë së lidhur me krimin dhe do zgjedhim një qeveri të popullit. Takim i vetëm që do zhvilloj është ai me qindra mijëra shqiptarë më 16 mars.

Me këtë të dialogosh, me Çyrben, apo me Dakon, pra një rol të rëndësishëm kanë këtu të gjithë ata njerëz që kuptojnë se nuk është përplasje mes partish, por përplasje për fatin e shqiptarëve. Mund të vazhdohet më kështu?!

Qeveria e kapur në flagrancë, duke vjedhur votën, duke i gënjyer se edhe pak do e hapim derën e integrimit, kur dihet se në Evropë nuk të pranojnë kur vendi qeveriset nga politikanët e lidhur me banditët dhe krimi.

“Dorëzimi i mandateve dhe rrogave është sakrificë që opozita bëri për të hapur rrugën e futjes së Shqipërisë në Europë”, tha Basha.