Extra  “Kur do të martohesh?” Olen Cesari: Na lini rehat se jemi mirë!

 “Kur do të martohesh?” Olen Cesari: Na lini rehat se jemi mirë!

Olen Cesari i ftuar në ”E Diell” për të promovuar koncertin e tij “Live in Tirana 2019” më 23 & 24 prill 2019 në Pallatin e Kongreseve, zbuloi disa detaje nga jeta e tij personale që rrallëherë preferon t`i ndajë me publikun.

Në një bar buzë detit të improvizuar në studio, teksa Oleni po shijonte pijen e tij, kujtoi se herën e fundit që ishte dehur kishte marrë kitarën dhe kishte filluar të realizonte këngë duke i improvizuar në moment!

“Unë e mbaj mend si krijim edhe pse isha i dehur, ndërkohë kujtoj edhe momentin që kam marrë një shishe me ujë dhe ia hidhja me rradhë gjithë shoqërisë”, kujton Oleni duke qeshur.

Sa i takon fëmijërisë, ai foli për eksperiencën e tij kur mësoi për herë të parë notin

“Mbaj mend që kur isha 3 vjeç më morën, më hodhën në ujë dhe më lanë aty derisa unë mësova notin”, kujton Cesari. “Di katër stile noti dhe më pëlqen shumë deti si çun durrsak që jam”, pohoi ai.

Oleni foli dhe për jetën private ose të paktën u “ngacmua”!

Sa herë vjen kjo pjesë, violinisti i famshëm vihet në vështirësi, e shmang gjithmonë dhe mezi jep një përgjigje!

Pyetjes së moderatorëve se kur do të martohej, ai në siklet e sipër iu përgjigj: “Na lini rehat se jemi mirë”!

Lajmi për fejesën e Olenit u bë publik një vit më parë, por siç duket violinisti shqiptar me famë botërore nuk e ka ndarë akoma mendjen për 2019-n dhe i është përkushtuar vetëm karrierës.