Kulturë Kur drama e Aleksandër Moisiut për Napoleonin luhej në Paris

Kur drama e Aleksandër Moisiut për Napoleonin luhej në Paris

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të premten e 15 janarit 1932, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me dramën “I burgosuri” të Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Teatrot

“I burgosuri” i Aleksandër Moisiut do të luhet në Paris

“Autori i famshëm Aleksandër Moisiu sapo i ka kërkuar bashkëpunëtorit tonë të shkëlqyer E. Garry që të përkthejë në frëngjisht dramën e tij “I burgosuri” e cila flet për Napoleonin në Shën-Helenë.

Vepra e tij pati shumë sukses në Hamburg dhe aktualisht po luhet në Berlin po me të njëjtin sukses.

Në Paris do të luhet përkthimi (përshtatja) e z. E. Garry.

Kjo është një veprimtari e bukur në perspektivë.”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania