Kuriozitete Kur edhe grabitësit kërkojnë ndjesë me dorë në zemër!

Kur edhe grabitësit kërkojnë ndjesë me dorë në zemër!

Një surprizë e hidhur për invaliden italiane, Maria Elena dhe familjen e saj, disa ditë më parë.

Makina e saj ”Fiat Doblò” ishte vjedhur, shkruhet në faqen e internetit Today.it.

Makina, mjeti i vetëm i lirisë, për gruan që vuante nga skleroza e shumëfishtë, ishte zhdukur nga një parkim.

Por, thirrja për të gjetur makinën dha rezultat.

Publikuar në rrjetet sociale nga njëra nga vajzat, postimi u bë menjëherë viral, duke shkaktuar një valë indinjate, por edhe një zinxhir aksionesh, në mënyrë që kërkesa për ndihmë të qarkullonte sa më shumë që të ishte e mundur.

Dhe më në fund mbërriti lajmi i mirë: makina e Maria Elena u kthye.

Grabitësit, mbase edhe si rezultat i vëmendjes së krijuar rreth historisë, raportuan se ku ndodhej makina e vjedhur.

”Edhe ne kemi zemër, në falni, nuk dinim për patologjinë tuaj, na falni përsëri”, kishin shkruar hajdutët tek sedilja e makinës, që tashmë iu kthye Maria Elenas.