Extra Kur fati të troket në derë, e bleu vazon për 35 dollarë...

Kur fati të troket në derë, e bleu vazon për 35 dollarë dhe do ta shesë për 500 mijë

Një vazo e vogël me lule e blerë në Connecticut nga një amerikan për vetëm 35 dollarë është identifikuar si një artefakt antik kinez jashtëzakonisht i rrallë i shekullit të 15.

Vazoja e cila përmban motive me zambak, dhe shegë u porosit fillimisht nga gjykata perandorake e Kinës gjatë dinastisë Ming. Tani pritet të shitet deri në 500,000 dollarë, sipas shtëpisë së ankandit Sotheby në Nju Jork, ku do të zhvillohet ankandi muajin tjetër.

Sotheby’s nuk zbulon identitetin e pronarit, por thotë se ai e ka blerë për 35 dollarë, pa e imagjinuar asnjëherë vlerën e vërtetë të vazos.

Objekti i rrallë e ka origjinën nga Perandori Yongle, i cili drejtoi nga 1403 në 1424, një periudhë e njohur për teknikat e saj të famshme të porcelanit.

Vetëm gjashtë artefakte të tjera të ngjashme dihet se kanë mbijetuar nga ajo periudhë, sipas Sotheby’s. Ato janë vendosur në institucione si Muzeu i Pallatit Kombëtar në Taipei, si dhe Muzeu Britanik dhe Muzeu Victoria & Albert në Londër.