Kuriozitete Kur frenat dështojnë! Indietroja e pabesueshme e një kamioni në autostradë (Video)

Kur frenat dështojnë! Indietroja e pabesueshme e një kamioni në autostradë (Video)

Një video e një kamioni, frenat e të cilit dështojnë në një autostradë në Ankara është befasuese, shkruajnë mediat lokale turke.

Për fat të mirë, tragjedia u shmang falë qetësisë së shoferit të kamionit, Kasım Aymergen, i cili eci gati dy kilometra pas, duke u kujdesur që të mos aksidentohej.

Duke parë pasqyrën e pasme, pas dy kilometrash, ai kapërceu trafikandarësen. Duke folur për mediat turke pas kësaj ngjarjeje të pazakontë, shoferi 61-vjeçar tha se kishte frikë se dikush do të lëndohej, por se ishte shumë i lumtur që nuk goditi kurrë askënd.

“Faleminderit Zotit që ndalova automjetin pa dëmtuar askënd,” tha ai, duke thënë se derdhi lot në fund, nga fati sepse gjithçka përfundoi mirë.