Kuriozitete Kur funerali shkon keq, prifti i dehur ofendohet dhe rreh familjarët (VIDEO)

Kur funerali shkon keq, prifti i dehur ofendohet dhe rreh familjarët (VIDEO)

Një prift ortodoks i një fshati moldav u prezantua i dehur në ceremoninë funebre të një gruaje duke shkaktuar dhe përplasje fizike me të afërmit e të ndjerës.

Prifti ishte ofenduar pasi të afërmit e gruas së ndjerë kishin marrë për ritet fetare një prift të një fshati tjetër.

Në këtë pikë prifti i ofenduar jo vetëm që ka nisur të godasë të afërmit, por dhe i ka mallkuar të gjithë.

Pas ngjarjes autoritetet vendore kanë mbyllur kishën e priftit – agresor dhe i kanë kërkuar autoriteteve fetare të marrin masat e duhura ndaj tij.