Kuriozitete Kur ka nisur jeta parlamentare në Shqipëri?

Kur ka nisur jeta parlamentare në Shqipëri?

Krijimi i Parlamentit në Shqipëri parashikohej për herë të parë në “Statusin Organik” (1914) me emrin Asambleja Kombëtare, e cila kishte kompetenca shumë të kufizuara.

Asambleja Kombëtare në atë kohë nuk u krijua për shkak të gjendjes së brendshme dhe të fillimit të Luftës së Parë Botërore.

Organi i parë përfaqësues me funksionet e parlamentit në Shqipëri ishte Këshilli Kombëtar që doli nga Kongresi i Lushnjës dhe veproi në fund të vitit 1920.

Në fillim të vitit 1921 u bënë zgjedhjet e reja për Këshillin Kombëtar (parlamentin) me 75 deputetë.

Në vitin 1922 parlamenti miratoi “Statutin e zgjeruar të Lushnjës”. Në bazë të tij Këshilli Kombëtar kishte kompetenca të gjera e të rëndësishme. Ushtrimi i tyre praktik i jepte atij tiparet e një parlamenti.

Gjatë viteve 1925-1928 parlamenti shqiptar përbëhej nga dy dhoma: Dhoma e Deputetëve me 57 veta dhe Senati me 18 veta, të cilat mblidheshin në të njëjtën kohë.