Histori Kur kryeministri grek akuzonte Enver Hoxhën në OKB si “kolaboracionist”

Kur kryeministri grek akuzonte Enver Hoxhën në OKB si “kolaboracionist”

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“L’Aube” ka botuar, të premten e 23 gushtit 1946, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me reagimin e kryeministrit grek ndaj Enver Hoxhës në OKB, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Z. Tsaldaris deklaron para 21-ve

Gjenerali Hoxha, president i Shqipërisë ka qenë “kolaboracionist”

Me një qetësi të ftohtë, z. Tsaldaris e vuri Konferencën në gëzim. Ai foli për një kohë të gjatë. Argumentet e tij nuk ishin pa peshë (vlerë). Por ai filloi të citonte fjalimet e mbajtura në 1940, mbi lavdinë e fashizmit dhe të Musolinit, nga z. Hoxha i cili, asokohe nuk ishte Gjeneral – President i Shqipërisë.

Çfarë thoshte z. Hoxha?

Sipas një gazete shqiptare, Tomorri, e datës 12 prill 1940, ai shprehte në terma ditirambike admirimin e tij për Viktor-Emanuelin III dhe Musolinin.

Ai (Enver Hoxha) deklaronte se fashizmi, dhe ai i vetëm, ishte i domosdoshëm për Shqipërinë dhe se vetëm ai do t’i jepte (siguronte) kufijtë e saj natyrorë.

Ky fjalim, i mbajtur për të festuar ditën kur Viktor-Emanueli mori titullin Mbret i Shqipërisë, përfundoi me këto fjalë: “Rroftë Viktor-Emanueli! Rroftë Duçja!”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania