Histori Kur presidenti amerikan uronte mbretin Zog me rastin e festës Pavarësisë së...

Kur presidenti amerikan uronte mbretin Zog me rastin e festës Pavarësisë së Shqipërisë më 1938

Franklin Delano Roosevelt (1882 – 1945), presidenti i 32-të i SHBA-ve

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të hënën e 28 nëntorit 1938, në faqen n°5, telegramin e urimit të Franklin Delano Roosevelt (president i SHBA-ve) dërguar asokohe Mbretit Zog me rastin e festës së Pavarësisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Roosevelt uron ‘Ditën’ e Shqipërisë

Uashington, 28 nëntor (AP) — Presidenti Roosevelt i dërgoi sot, nëpërmjet telegrafit, urimet e tij Zogut I, Mbretit të shqiptarëve, në përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Në këtë ditë kur festohet Pavarësia e Shqipërisë, jam i lumtur të shpreh urimet e mia dhe urimet më të mira të popullit amerikan”, tha Presidenti.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania