Aktualitet Kur shteti braktis detyrën, banorët e Matit tre ditë pa energji elektrike

Kur shteti braktis detyrën, banorët e Matit tre ditë pa energji elektrike

Bashkia Mat ia ka dalë e vetme me të gjitha strukturat dhe kapacitet e saj t’i bëjë ballë situatës së rënduar të motit. Pa ndihmën e asnjë organi të qeverisë qendrore, me urdhër të kryetarit të Bashkisë z.Nezir Rizvani, Bashkia u angazhua me të gjitha kapacitet e saj dhe ia doli të mbajë hapur rrugët rurale që lidhin fshatrat me qendrat e njësive administrative dhe ato urbane. E gjitha falë punës së punonjësve të Bashkisë Mat të cilët iu erdhën në ndihmë mijëra banorëve. Sot të gjitha rrugët rurale janë të kalueshme. 

Është bërë një punë e jashtëzakonshme me fadromat në terren 24 orë pa pushim për largimin e dëborës nga rruga dhe hedhjen e kripës në segmentet problematike, përfshirë edhe lagjet e qytetit.

Mirëpo, një tjetër shqetësim madhor për banorët është mungesa e energjisë elektrike në fshatra. Prej tre ditësh mungon energjia elektrike në Njësinë Administrative Rukaj; Njësinë Administrative Baz; në Njësinë Adiministrative Komsi në fshatin Selicë; në Njësinë Administrative Derjan mungon energjia në fshatrat Barbullej dhe Urxallë, banorët e të cilëve kanë si burim drite qirinjtë.