Aktualitet Kur tërmeti i vitit 1942 shkatërroi qytetin e Peshkopisë

Kur tërmeti i vitit 1942 shkatërroi qytetin e Peshkopisë

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Le Petit-Journal” ka botuar, të shtunën e 29 gushtit 1942, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me disa tërmete të rënda që kanë rënë asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Tiranë, 28 gusht. — Dje, në orën 8:15 të mëngjesit, qyteti i vogël i Peshkopisë, i cili gjendet në Shqipërinë e veriut, u godit nga një tërmet i dhunshëm. 80 përqind e shtëpive u shkatërruan.

Tërmete janë regjistruar gjithashtu edhe në qytete të tjera shqiptare.

Dëmtime të rënda raportohen në shumë fshatra.

Thuhet se ka shumë të vdekur dhe të plagosur.

Qeveria ka dërguar menjëherë ndihma për viktimat.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania