Aktualitet Kurbin/ Banesa përfshihet nga flakët, vdes fëmija 2 vjeç

Kurbin/ Banesa përfshihet nga flakët, vdes fëmija 2 vjeç

Një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e sotme në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Banesa e shtetasit H.Ç u përfshi nga flakët dhe brenda saj është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.

Ngjarja u shënua rreth orës 15:00 të 17 janarit.

“Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.Ç., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambientet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar. Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies”, informon policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.