Ekonomi Kursi i këmbimit: Euro e nis javën me rritje

Kursi i këmbimit: Euro e nis javën me rritje

Shpërndaje

Java ka nisur me një tendencë në rritje për monedhën e përbashkët europiane.

Euro ndodhet sot në kuotën e 125.8 lekëve në blerje dhe 126.3 lekëve në shitje.

Ndërkohë, rritje me 0.2 pikë ndaj lekut që nga dita e premte ka shënuar edhe paundi britanik.

Ky i fundit regjistrohet sot në kuotën e 142 lekëve.

Ndërsa, java nuk ka nisur mirë për valutën e Shteteve të Bashkuara, e cila ka shfaqur një tendencë zbritje ndaj lekut, duke u zhvlerësuar me 0.2 lekë për njësi.

Një dollar amerikan këmbehet sot për 107 lekë në blerje dhe 107.5 lekë në shitje.

Dollari australian ka shënuar një rritje të lehtë ndaj lekut ditën e sotme, duke u ngjitur në kuotën e 79.4 lekëve.

Ndërsa, sa i takon valutave të tjera të huaja, të hënën regjistrohen pothuajse në vlera të pandryshuara dollari kanadez dhe franga zvicerane, të cilat këmbehen respektivisht me 81.5 lekë dhe 108 lekë.