Kosova Kurti: Armatosja e Serbisë, shenjë e frikës se mund të mbetet e...

Kurti: Armatosja e Serbisë, shenjë e frikës se mund të mbetet e vetmuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se armatosja e Serbisë, është shprehje e frikës së saj se mund të mbetet e vetmuar.

Kurti thotë se Serbia ndodhet në panik, megjithatë armatosja e vazhdueshme e saj mbetet rrezik për Kosovën dhe rajonin, raporton Kosova Press.

“Ajo po përpiqet të forcohet për vete, sepse ndoshta mund të mbetet e vetmuar. Pra, armatosja e vazhdueshme e Serbisë nuk është e parrezikshme për rajonin dhe për Republikën e Kosovës, mirëpo në anën tjetër është shprehje e frikës së tyre se mund të ngelet e vetmuar atëherë kur po duket që nuk do të mund të qëndrojë në disa karrige siç janë mësuar”, tha Kurti në një deklaratë për mediat.

Edhe pse Serbia ka 42 baza ushtarake në kufi me Kosovën, Kurti tha se prania e NATO-s sjell siguri në Kosovë.