Kryesore Kurti, letër Thaçit: Mos bëj presion për krijimin e qeverisë

Kurti, letër Thaçit: Mos bëj presion për krijimin e qeverisë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka kthyer sot përgjigje Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të cilit i ka kërkuar që të mos ndikojë apo të imponojë në krijimin e qeverisë së re.

Në letër, Kurti thotë se Presidenti duhet të durojë dhe të presë pasi Kushtetuta e Kosovës nuk i njeh atij diskrecion dhe as rol aktiv në krijimin e mandatarit të qeverisë së re.

Sipas Kurtit, këtë Presidenti duhet ta bëjë këtë në mënyrë neutrale. Kreu i Vetëvendosjes shkruan se Presidenti duhet të mos bëjë presion dhe vlerësime politike edhe pse partitë e dala fituese në zgjedhje nuk e kanë ende një marrëveshje.

Në fund, Kurti thotë se Vetëvendosje është pranë marrëveshjes me LDK-në.