Kryesore Kurti: Ndaj meje u planifikuan 3 atentate. Qëllimi ishte destabilizimi i vendit

Kurti: Ndaj meje u planifikuan 3 atentate. Qëllimi ishte destabilizimi i vendit

Kryeministri Albin Kurti flet për herë të parë për publikimin e informatave se ishte përgatitur atentat ndaj tij. Ai thotë se nuk ka dashur të flasë pasi kjo nuk i ndihmonte organeve të sigurisë për të kryer hetimet.

“Sa jam i sigurt nuk e di, por unë mundem t’iu konfirmoj se ndihem i sigurt. Ndërkaq sa jam i sigurt e vendosin organet e sigurisë që i marrin masat adekuate. Është e vërtet që unë kam qenë në dijeni të planit për ato tri atentatet, por e keni pa edhe nga informacioni që ka dal, se qëllimi ishte frikësimi i popullsisë, destabilizimi i vendit”.

Ai këto komente i ka bërë pasi morri pjesë në samitin dixhital që po mbahet në Prishtinë. Ai ka thënë se sulmet kibernetike po rrezikojnë sigurinë Kombëtare dhe se me këtë po ballafaqohet edhe rajoni.

Ai u pyet lidhur me të ashtuquajturën “kornizë të re” të dialogut me Serbinë, por që nuk pranoi ta komentojë. “Qarkullojnë dokumente të ndryshme, por unë besoj se nuk është e dobishme dhe e drejtë që unë t’i komentoj ato. Dokumente të cilat nuk kanë autorë por bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe politikanëve. Mirëpo dialogu ku unë marrë pjesë janë ato bisedime e takimeve në Bruksel dhe vetëm atje dokumentet që prodhohen duhet t’i merrni si zyrtare dhe të denja për t’u komentuar nga ana ime dhe unë nganjëherë do të thosha edhe nga ana juaj. Nuk është mirë të bëjmë komente për komente, autori i të cilave nuk dihet”, tha Kurti.

Pas publikimit të e-mail-eve të ish-drejtorit të policisë, Gledis Nano, u gjet një dokument ku Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë raportonte se kishte zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria.