Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën thirrje për zgjedhje të reja, menjëherë pasi Avdullah Hoti mori sot zyrtarisht detyrën e kryeministrit.
Kurti shkruan në “Facebook” se zgjedhjet janë qëllimi i tij politik, pasi sipas tij, zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik.
“Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani”, shkruan Kurti.
Dje ishte dita e fundit e Kurtit si kryeministër pasi për drejtimin e Qeverisë në seancën e së mërkurës iu dha besimi, Avdullah Hotit.