Kosova Kurti për vrasjet në Pejë: Organet e rendit të zbardhin sa më...

Kurti për vrasjet në Pejë: Organet e rendit të zbardhin sa më parë ngjarjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi me anë të një postimi në Facebook për vrasjen e dyfishtë që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në Pejë, ku mbetën të vrarë dy persona, kandidati për kryetar të Pejës dhe ai për kryetar të Deçanit, të dytë nga radhët e PDK-së.

Kurti shkruan se u trondit nga kjo ngjarje e rëndë dhe ftoi organet e rendit që ta zbardhin rastin e kësaj vrasjeje me seriozitetin më të lartë.

“U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike”.

“Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasjeje të dyfishtë”, thuhet mes tjerash në postimin e kryeministrit.

PDK pezullon të gjitha aktivitetet politike

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar sot të gjitha aktivitet politike në nderim të dy zyrtarëve të saj që u vranë një natë më parë në Pejë.

Në një njoftim në mediat sociale, PDK bën me dije se në të gjithë vendin nuk do të zhvillojnë asnjë aktivitet politik.

“Ndarja e papritur dhe tragjike nga jeta e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadrijajt na ka tronditur rëndë të gjithëve. Në shenjë nderimi dhe respekti për ta, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që sot të pezullojë të gjitha aktivitetet e saj politike anembanë vendit”, njofton PDK.