Kosova Kurti shpall fitoren: Koalicioni ynë do të formojë qeverinë e re

Kurti shpall fitoren: Koalicioni ynë do të formojë qeverinë e re

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaroi se partia e tij është fituese e zgjedhjeve parlamentare dhe sipas tij është ajo që do ta formojë qeverinë e ardhshme.

Ai ka thënë para mediave se do të vazhdojë punën.

“Gjithçka ka shkuar sipas procedurave, falënderoj Policinë dhe organet e rendit në përgjithësi. Jemi të parët e ky është konfirmim për një qeverisje të mirë, të mbarë dhe demokratike. Koalicioni ynë do ta formojë qeverisjen tonë 3. Do t’i vazhdojë punët…Populli fitoi, fitoi Vetëvendosje. Ne jemi subjekti fitues që do të formojë qeverinë e ardhshme. Të gjithë e kanë të qartë se ata që dolën të dytët e të tretët po të mblidhen bashkë, nuk bëjnë sa ne”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë ai tha se do të presin numërimin e plotë të votave, pasi procesi nuk është mbyllur ende.