Bota Kurz: Europa kompletohet vetëm me anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Kurz: Europa kompletohet vetëm me anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Shpërndaje

“Europa do të jetë e plotë kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”, theksoi në një postim në Twitter kancelari Sebastian Kurz, me rastin e samitit të Ballkanit Perëndimor në kuadër të “procesit të Berlinit”.

“Jam shumë i inkurajuar nga kjo dinamikë pozitive e transformuar”, shtoi Kurz, i cili jep mbështetje të plotë për përfshirjen e Ballkanit në Bashkimin Europian.

Kancelari austriak e konsideron stabilitetin e rajonit dhe progresin e Ballkanit si një prioritet të presidencës austriake të BE-së.