Bota Kush do të pasojë Merkel? Kandidatët për kancelar përballen në debat televiziv

Kush do të pasojë Merkel? Kandidatët për kancelar përballen në debat televiziv

Debati se kush do të pasojë kancelaren gjermane Angela Merkel po arrin pikën kulmore dy javë para zgjedhjeve të Bundestagut.

Social Demokrati Olaf Scholz arriti të fitojë në debatin televiziv të zhvilluar një ditë më parë pavarësisht sulmeve nga kundërshtari i tij Armin Laschet.

Konservatori këmbënguli tek strategjia e tij, si një lloj kërcënimi, të mundësisë së një aleance trepalëshe të SPD të Scholz me të Gjelbrit dhe të Majtën.

“Kjo është arsyeja pse duhet të jetë e qartë për të gjithë: kur ekziston mundësia, edhe kur ishit të renditur si parti të dytët, ju do të ndërtonit një koalicion me partinë e majtë”, tha Armin Laschet, kandidati CDU/CSU për kancelar.

Ndryshimi i klimës ishte një tjetër temë kryesore e debatit. Scholz dhe Laschet akuzuan njëri-tjetrin se sollën pak ndryshime gjatë viteve kur ishin në qeverisje së bashku, ose përmes mungesës së investimeve në energji të pastër apo edhe për shkak të burokracisë së panevojshme.

“E vërteta është se CDU/CSU tha se ne nuk kemi nevojë për më shumë energji elektrike. Nëse vazhdoni këtë politikë, do të kushtojë vende pune. Kjo është ajo që ju duhet të pranoni. Unë dua të rris nivelet e energjisë alternative dhe të aplikojmë propozimet e mëparshme të cilat u refuzuan nga partia juaj”, u shpreh Olaf Scholz, kandidat i SPD për kancelar.

Kandidatja e të Gjelbërve, Annalena Baerbock akuzoi të dy kandidatët se ishin më shumë të shqetësuar për të bërë show sesa për gjetjen e zgjidhjeve dhe ajo bëri thirrje që Gjermania të heqë qymyrin gradualisht deri në vitin 2030.

“Sugjerimi im është që të investojmë 50 miliardë euro në vit për shembull në infrastrukturë, (zgjerimi i hekurudhave, turbinat me erë dhe panelet diellore). Nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë do të bëhet vërtet e shtrenjtë dhe nuk do të jemi në gjendje të paguajmë”, tha Annalena Baerbock, nga Partia e të Gjelbërve.

Kur popullariteti i CDU/CSU të Merkel po shkon në rënie të lirë dhe kur SPD po rritet me 26% të mbështetje, sipas sondazheve, Armin Laschet i ka mbetur pak kohë për të ndryshuar situatën.