Kuriozitete Kush e ka emërtuar monedhën tonë?

Kush e ka emërtuar monedhën tonë?

Shpërndaje

Sipas biografëve të Mufit Libohovës, ka qenë pikërisht ai që ka propozuar emrin Lek gjatë kohës që ushtronte detyrën e Ministrit të Financave.

Mufit Libohova ose Mufit Bej Libohova, lindi në vitin 1876 dhe vdiq në vitin 1927.

Rrjedh nga oxhaku i vjetër i familes Libohova që për shumë kohë gjatë Perandorisë Otomane kanë sunduar Janinën.

Mufit bej Libohova ka qenë kryeministër i Shqipërisë gjatë një periudhe të shkurtër gjatë viteve 1913–1914.

Ai është ministri i parë për Punët e Brendshme i shtetit të pavarur shqiptar dhe më vonë ministër i Jashtëm, detyrë të cilën e mbajti deri në fundin e vitit 1913.

Ishte pjesë e udhëheqësisë së shtetit shqiptar për nëntë vite nga viti 1912 e gjer në vdekje si Ministër i Drejtësisë, Ministër i Punëve të Brendshme, Ministër i Financave dhe Ministër i Punëve të Jashme.

Gjithashtu ishte themelues i Bankës së Shqipërisë.

Ka lënë një numër veprash me përmbajtje historike e juridike.

Me emrin e tij janë të lidhura shumë aktivitete politike të para Luftës së Dytë Botërore. Për Eqerem bej Vlorën, ai ishte një burrë me cilësi dhe me një kulturë të madhe.