Kryesore Kush e ka radhën?! Gazetari: Shefi i Kelit ka pas thënë “me...

Kush e ka radhën?! Gazetari: Shefi i Kelit ka pas thënë “me qetësi dhe dashuri”!

Gazetari Artan Hoxha, ka postuar një status në rrjetet sociale, ku flet për Klement Balilin, shefin e tij dhe dështimin e një sërë institucioneve, kombëtare e ndërkombëtare për arrestimin e tij.

Madje përmend dhe shprehjen “me qetësi dhe dashuri”.

“Si ka qene ajo shprehja popullore:”E kapa po s’me leshon”….

Megjithate mos u ngutni, SHEFI i Kelit ka pas thene: “Me qetesi dhe dashuri”…

Ndersa ata te “Rruges se Elbasanit” e mbyllen prape deklaraten e radhes sot, me pyetjen:

Kush e ka radhen????!!!!

Prej 10 majit 2016, e deri sot ne mengjes 15 janar 2019, Kelmend Balili apo i quajturi Eskobari i Ballkanit, u kthye ne njeriun me te kerkuar ne Shqiperi, Greqi, dhe 10 vende te tjera te BE.

Policia e shtetit, prokuroria e krimeve te renda, SHIK-u, Interpoli madje dhe DEA Amerikane vet deshtuan ta arrestonin ne dhjetera operacione per me shume se 2 vite e 8 muaj arrati.

Dhe per gjate gjithe kesaj kohe ai nuk eshte larguar asnje dite te vetme nga Shqiperia…..

Kur ndodhesh ne kohen dhe vendin e duhur para gjithe ketyre qe e kerkonin Eskobarin e Ballkanit…”, shkruan gazetari Artan Hoxha.