Extra “Kush e ngre Encën e shkretë”, “Ti je një ku*vë”, Trejsi ngacmon...

“Kush e ngre Encën e shkretë”, “Ti je një ku*vë”, Trejsi ngacmon sërish Encën dhe situata u nxeh keq

Deklarata e ish-miss Shqipërisë, Trejsi Sejdini për peshën e këngëtares Enca Haxhia, mund të ketë shkaktuar një ndër debatet më të mëdha në showbiz.

Kjo pasi kunjat vijojnë ende nga të dyja palët. E pyetur në emisionin “Why Not”, nëse është e virgjër si Enca, Trejsi nisi të tallej me peshën e këngëtares:

“Sa është një Encë janë 3 Trejsa, të shkretë. Si mund të mos jetë Enca e virgjër? Kush e ngre Encën e shkretë”, u përgjigj ajo.

Këtë nuk e la me kaq Enca e cila bëri dje disa postime për “xhelozet” në Instagram.

“Mos harroni se xhelozia vret”, shprehej këngëtarja ndërkohë që vijonte të këndonte në anglisht: “Trëndafilat janë të kuq, violetat janë blu, ti je një kurvë, dhe ne të gjithë të urrejmë ty”.

Por Trejsi nuk e ka lënë me kaq. Në një seri postimesh në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ajo ka ngacmuar sërish Encën në lidhje me peshën.

Në një video ajo këndon vargjet e këngës së reperes Nicki Minaj, e cila thotë se “kurvat nuk janë në nivelin e saj për t’i bërë diss”.

Ajo më pas ka publikuar një pjatë me makarona ndërsa shkruan: “Nuk ndaloj dot së ngrëni, por sërish jam me forma dhe elegante. Lum unë”.