Kulturë Kush e shpiku simbolin e shqiponjës me duar?

Kush e shpiku simbolin e shqiponjës me duar?

Në nëntor të vitit të kaluar u ngritën diskutime të shumta rreth simbolit të shqiponjës me duar.

Kush fshihet pas simbolit të famshëm?

Edona Llalloshi gjatë intervistës së saj në “Tour de Cool” tha: “E them publikisht që kjo ka qenë ideja e babait tim. Unë isha garuese, ndër më të mirat në Festivalin e Këngës, në vitin 1994. Në atë kohë ishim të etur për Shqipërinë. Babi më tha, ‘kur të dalësh të këndosh, nxirri duart kështu dhe trego dashurinë që kemi ne për Shqipërinë për flamurin kombëtar’. Nuk e kemi marrë prej askujt dhe pastaj filloi të përhapej!”

Mirëpo, pas kësaj deklarate, së fundmi ka reaguar Yllka Kuqi e cila sapo ka ngritur një diskutim të ri.

Ajo ka publikuar një foto në Insta Story ku shfaqet i ati i saj teksa bën shqiponjën me duar.

Yllka mbishkruan: “Babi im, shqiponjën e kishte simbol përshëndetës në çdo performancë të tij, qysh para viteve ‘90-të, në kohën kur ishte shumë e vështirë edhe të flitej shqip. Edhe pse për këtë gjest ai është dënuar shumë herë nga regjimi serb, kurrë nuk ka hequr dorë nga shqipja. Krenar për ty babi! Zeqë Kuqi, Gjilan, 1993.”

Rrjedhimisht, nëse marrim parasysh vitet, me logjikë të thjeshtë i bie që babai i Yllkës ishte i pari që e bëri simbolin e shqiponjës me duar.