Aktualitet Kush është 60-vjeçari që humbi jetën pasi ra nga ballkoni në Fier

Kush është 60-vjeçari që humbi jetën pasi ra nga ballkoni në Fier

Një burrë 60 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Fier, pasi ka rënë nga ballkoni i katit të 7-të në pallatin ku jetonte. Sipas policisë viktima është Siri Runaj, sekretar i Kryqit të Kuq dhe me profesion infermier.

Ai ka rënë nga ballkoni i banesës në lagjen “Konferenca e Pezës”, në Fier.

Policia po heton ngjarjen për të zbardhur shkaqet e saj. 60-vjeçari jetonte me bashkëshorten, por nuk dihet nëse momentin e ngjarjes ajo ka qenë në shtëpi.