Kryesore Kush është autori që vrau dy vëllezërit në Krujë, mori hak për...

Kush është autori që vrau dy vëllezërit në Krujë, mori hak për ngjarjen e para 10 viteve

Detaje të reja nga ekzekutimi i dy vëllezërve mbrëmjen e djeshme në Krujë. Gazetarja e Panorama Etleva Delia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për motive hasmërie.

Autori, Roland Pula dyshohet se ka marrë hak për plagosjen e xhaxhait të tij. Burimet thanë se vëllai tjetër i dy viktimave, para 10 viteve, ka plagosur xhaxhain e autorit.

Autori ka disa precedentë penalë dhe është emër i njohur për Policinë. Mësohet se në vitin 2008 ka qenë i arrestuar për kanosje me armë dhe është dënuar me 6 muaj burg, ne vitin 2010 është arrestuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Por ka precedentë edhe jashtë vendit.

Panorama mëson se dje Gramoz dhe Xhontil Bardhi janë zënë fillimisht në një lokal me autorin e ky i fundit më pas ka shkuar në shtëpi, ka marre kallashin dhe i ka pritur derisa kanë dalë të dy vëllezërit dhe i ka vrarë në rrugë./Panorama

Gramoz Bardhi
Xhontil Bardhi