Bota Kush është Elisabeth Borne, kryeministrja e re e Francës?

Kush është Elisabeth Borne, kryeministrja e re e Francës?

Politikania e qendrës Elisabeth Borne u emërua si kryeministrja e re e Francës ditën e hënë, duke u bërë gruaja e dytë në 30 vitet e fundit që mban këtë post në vend.

Emërimi i ish-Ministres së Punës nga kabineti i mëparshëm qeveritar vjen pas dorëheqjes së Jean Castex.

“Ekologjia, shëndetësia, arsimi, punësimi, ringjallja e demokracisë, Europa dhe siguria: së bashku me qeverinë, do të vazhdojnë të punojmë në mënyrë të pandërprerë për popullin e Francës”, tha presidenti Emmanuel Macron në një postim Twitter, pak momente pas emërimit të Borne.

Emërimi i saj vjen pasi fitores së Macron kundër kandidates së të djathtës ekstreme Marine Le Pen në zgjedhjet presidenciale mbajtur muajin e shkuar.

Por kush është Elisabeth Borne?

“Unë dua t’ia dedikoj emërimin tim të gjithë vajzave të reja duke iu thënë: “Ndiqni ëndrrat tuaja! Asgjë nuk duhet të ndalë betejën mbi rolin e grave në shoqërinë tonë”, tha ajo në fjalën e parë drejtuar popullit Francës si kryeministre e vendit.

Borne është gruaja e dytë që mban këtë post në Francë pas Edith Cresson, e cila ka shërbyer në qeverinë e drejtuar nga presidenti socialist Francois Mitterrand në vitin 1991 dhe 1992.

Gjatë kohës si Ministre e Punës në vitin 2020, Borne implementoi disa ndryshime ligjore që vështirësonin dhe reduktonin pensionet mujore të asistencës financiare për disa kategori personash të papunësuar, duke ngjallur kritika të forta në adresë të saj nga sindikatat dhe partitë e majta.

Ajo iu bashkua partisë së qendrës drejtuar nga Macron në 2017, ku më pas shërbeu dhe si Ministre e Transporteve dhe Ministre e Tranzicionit Ekologjik në qeverinë e parë të Macron.