Kryesore Kush është i riu që u ekzekutua në Shkodër

Kush është i riu që u ekzekutua në Shkodër

Një tjetër vrasje mafioze është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës. 27-vjeçari i identifikuar si Gjin Ndoji është gjetur i ekzekutuar në rrugë.

Sipas policisë, viktima që njihej edhe me mbiemrin Boriçi ishte banues në qytetin e Shkodrës në lagjen 1 Maji.

Gjin Ndoji

Ndoji u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në rrugë pranë makinës së tij të marrë me qira. Dyshohet se ai është qëlluar me një plumb në kokë. Ndërkohë policia ka gjetur katër gëzhoja kallashnikovi pranë vendit të ngjarjes.

Rreth një kilometër larg skenës së krimit, policia gjeti një makinë të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit, të cilët mbeten ende të paidentifikuar.

Pista kryesore që po heton policia është ajo e hakmarrjes. Kjo pasi 27-vjeçari është një person me precedentë penal të mëparshëm.

I riu jetonte mes Shqipërisë, Holandës dhe Italisë. Mësohet se ai ishte mik i reperit të njohur Arkimed Lushaj, ose i njohur ndryshe si Stresi.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ai postoi një foto në rrjetet sociale sëbashku me 27-vjeçarin.

“Qofsh i xhenetit”, shkruan Stresi.