Kryesore Kush është mësuesi që u plagos me armë në ballkon: E shkuara...

Kush është mësuesi që u plagos me armë në ballkon: E shkuara e errët e 36-vjeçarit Thartori

Eljus Thartori, 36-vjeçari që u plagos me armë teksa qëndronte në ballkonin e banesës së tij, ka qenë mësues në një shkollë 9-vjeçare në qytetin e Vlorës.

36-vjeçari është person me precedent të mëparshëm penal. Ai ka qenë i dënuar me 10 vite burgim për vrasje. Ngjarja kriminale për të cilën është dënuar ka ndodhur në Itali, ku dhe jetonte para disa vitesh.

Eljus Thartori ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ishte në ballkonin e banesës në lagjen “10 Korriku” në Vlorë kur u godit nga një plumb. Shkaqet janë të paqarta, teksa policia është duke hetuar rrethanat, si dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit.