Bota Kush është Mike Pompeo, shefi i ri CIA-s

Kush është Mike Pompeo, shefi i ri CIA-s

Senati amerikan konfirmoi dje Mike Pompeo në postin e drejtorit të CIA-s, që e kishte emëruar Donald Trump.

Mike Pompeo, i zgjedhur republikan, është vetëm anëtari i tretë i administratës së Donald Trump që është konfirmuar në postin e tij.

Shefi i ri i shërbimeve sekrete, 53 vjeç, u konfirmua nga Senati me 66 vota kundër 32, duke marrë kryesisht një mbështetje të fortë nga kundërshtarët demokratë.

Kush është Mike Pompeo?

Mike Pompeo është një nga personat më kritikë të marrëveshjes bërthamore që Administrata e ende Presidentit amerikan, Barack Obama, nënshkroi me Iranin.

Ka qenë pjesë e Komisionit të Përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së që hetoi rolin e luajtur nga atëherë sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, gjatë sulmeve terroriste që pësoi ambasada e këtij vendi në Bengazi (Libi) në vitin 2012.

Është mbështetës i programit kontrovers të mbledhjes së të dhënave të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA), dhe u përpoq të rivendos qasjen në informacionin e mbledhur që kur hyri në fuqi Ligji Patriot në tetor 2001 deri në fund të vitit 2015.

Ai kundërshton mbylljen e burgut të Guantanamo dhe ndërsa të burgosurit zhvillonin një grevë urie në vitin 2013, vizitoi vendin dhe tha se “shumë preh tyre ishin shëndoshur”.

Është kundër rregullimit të gazeve serrë dhe në favor të dhënies fund të programit të Agjencisë  për Mbrojtjen e Mjedisit që regjistron çlirimin e gazeve

Disa javë pas atentateve në maratonën e Bostonit në vitin 2013, jo vetëm që akuzoi udhëheqësit fetar islamik se nuk bënë mjaftueshëm për të dënuar sulmet terroriste, por gjithashtu sugjeroi se mund ata t’i kishin nxitur.

Është kundër abortit: Vlerëson se është  legjitim vetëm kur jeta e nënës është në rrezik, por duhet të jetë i paligjshëm në rastet e përdhunimit dhe incestit.

Ai kundërshton që t’u kërkohet furnizuesve të ushqimit që të etiketojnë produktet e tyre të përpunuara me organizma të modifikuar gjenetikisht me akronimin OMG.