Kryesore Kush është shefja e CIA-s, gruaja që ndryshon sot historinë e spiunazhit

Kush është shefja e CIA-s, gruaja që ndryshon sot historinë e spiunazhit

290
0
Shpërndaje

Largimi i Rex Tillerson nga kabineti i Donald Trump dhe emërimi i Mike Pompeo, deri më tani drejtor i CIA-s, si Sekretari i Shtetit do ta vendosë Gina Haspel, (që deri më tani ka qenë zëvendësdrejtore), në krye të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

Hapsel do të bëhet gruaja e parë që drejton agjencinë amerikane të spiunazhit.

Në një deklaratë për Washington Post, presidenti Trump vlerësonte si zotin Pompeo, ashtu edhe zonjën Hapsel.

“Gina Hapsel, zëvendës drejtore e CIA-s, do të emërohet për të zëvendësuar drejtorin Pompeo dhe do të bëhet e para grua që merr drejtimin e kësaj agjencie, gjë që shënon një moment historik.

Mike dhe Gina kanë punuar së bashku për më shumë se një vit dhe kanë krijuar një respekt të ndërsjelltë”, tha Trump

Por kush është Gina Haspel

Në shkurt të vitit të kaluar, pak kohë pasi u bë e ditur se do të emërohej, mediat amerikane si The New York Times informuan se ka qenë e përfshirë në torturat ndaj të burgosurve në kohën kur drejtonte një burg klandestin në Tailandë.

Haspel, 61 vjeçare, ka punuar si agjente e fshehtë për një kohë të gjatë dhe ka luajtur një rol qendror në zbatimin e programit jashtëgjyqësor në SHBA pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, për të burgosur dhe marrë në pyetje të dyshuarit për terrorizëm.

Në fakt, zëvendësdrejtorja e CIA-s udhëhoqi në Tajlandë një nga qendrat e para klandestine të njohura si “black sites” që SHBA hapi në atë kohë.

Haspel ishte e pranishme në të paktën dy seanca të marrjes në pyetje, në të cilat u përdorën torturat ndaj dy anëtarëve të dyshuar të Al Kaedas, Abu Zubaydah dhe Abd al Rahim al Nashiri, sipas një hetimi të Senatit.

Haspel është gjithashtu përgjegjëse për urdhërimin në vitin 2005 të shkatërrimit të kasetave, ku ishin regjistruar të gjitha torturat, ndaj të cilave ishin nënshtruar të paraburgosurit dhe që ruheshin në Tailandë.

Ishte pikërisht ky episod që do i kushtonte asaj në vitin 2013 promovimin si drejtore e operacioneve klandestine të CIA-s, një pozicion që duhej të konfirmohej nga Senati.

Edhe pse qeveria e Barak Obamës donte t’i jepte fund hetimeve me tortura që u përhapën pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, Trump ka deklaruar se tortura “funksionon” dhe nuk e sheh me sy të keq përdorimin e saj sërish.

Profili i Haspel e cilësuar si një mjeshtre spiunazhi e kalitur përshtatet me epokën e re të CIA-s së Trump, e cila deri më tani drejtohej nga Pompeo.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in